Po nëse çelësi im i qasjes nuk funksionon?
Nëse merr mesazhin e gabimit: "Me sa duket çelësi yt i qasjes nuk është i vlefshëm. Nëse kjo gjë ndodh përsëri, kontakto me menaxherin e shërbimit." Ndiq hapat më poshtë për të zgjidhur problemin:
- Sigurohu që po fut çelësin e plotë të qasjes, duke përfshirë pesë karakteret e para, “ss://”, të cilat mund të mos kopjohen automatikisht te kujtesa e fragmenteve. Këtu është një shembull se si duket një çelës i plotë i qasjes (vetëm për shembull, nuk do të funksionojë):
ss://[email protected]:39485/?outline=1
- Nëse çelësi yt i qasjes nuk kopjohet aspak në kujtesën e fragmenteve, kjo mund të ndodhë për shkak të -platformës ose aplikacionit tënd të mesazheve. Kjo ka më shumë mundësi të ndodhë kur merr një mesazh nga dikush që nuk është në listën tënde të kontakteve. Nëse po e kopjon kodin nga një mesazh, sigurohu që dërguesi të shtohet në kontaktet e tua dhe më pas provo të kesh përsëri qasje te lidhja.
- Nëse i ke përfunduar hapat 1 dhe 2 dhe merr përsëri mesazhin e gabimit, serveri ka shumë mundësi që të jetë bllokuar ose çelësi i qasjes nuk është më i vlefshëm. Nëse je menaxheri i shërbimit, provo të krijosh një çelës të ri për veten. Në rast të kundërt, kontakto me menaxherin e shërbimit për një çelës të ri.