Si mund të konfiguroj një server të Outline?
Konfigurimi i një serveri të Outline është hapi i parë për të arritur të përdorësh Outline. Ti ose dikush që i beson duhet të konfiguroni një server për ty që të mund të lidhesh me internetin e hapur nëpërmjet Outline.
Para se të fillosh
Para se të fillosh të konfigurosh serverin tënd të Outline, do të të nevojiten disa gjëra:
- Qasja në serverët e tu ose në një ofrues të shërbimeve të resë kompjuterike, si p.sh. DigitalOcean, Amazon Web Services (AWS) ose Google Cloud Platform (GCP).
Nëse nuk ke aktualisht qasje në një server të shërbimit të resë kompjuterike, mund të konfigurosh me lehtësi një llogari me një ofrues, duke përfshirë edhe ata të listuar më sipër. Mund të të nevojitet një kartë krediti për t'u regjistruar. 2. Një kompjuter desktop ku ekzekutohet sistemi operativ macOS 10.9+, Windows 7.0+ ose Linux. 3. Aplikacioni Outline Manager.
Konfigurimi me DigitalOcean
Ne e kemi bërë të lehtë për çdo person ta instalojë Outline në DigitalOcean me vetëm disa klikime. Pas shkarkimit dhe instalimit të Outline Manager në kompjuterin tënd, mund të zgjedhësh opsionin e konfigurimit të DigitalOcean, i cili do të të drejtojë nëpër disa ekrane të thjeshta për të konfiguruar dhe instaluar serverin tënd të Outline.
Konfigurimi me një ofrues tjetër të shërbimit të resë kompjuterike
Pas shkarkimit dhe instalimit të Outline Manager, mund të zgjedhësh të instalosh një server të Outline në një pajisje virtuale me AWS, GCP, DigitalOcean ose një ofrues tjetër. Çdo mjedis është i ndryshëm, prandaj ne kemi përfshirë udhëzime në rrjedhën e konfigurimit të Outline Manager për ofruesit më të zakonshëm të shërbimit të resë kompjuterike, duke përfshirë se si t'i konfigurosh cilësimet në pajisjen tënde virtuale para se të ekzekutosh skriptin e instalimit për instalimin e Outline në një server.
Ke nevojë për më shumë ndihmë?
Kontrollo pyetjet e shpeshta për konfigurimin e serverit të Outline.