Pse nuk mund ta instaloj Outline Manager në Windows?
Mund të shikosh këtë mesazh gabimi: "Na vjen keq, por me sa duket Outline nuk është instaluar si duhet. Provo ta instalosh përsëri. Nëse kjo nuk funksionon, dërgo komente."
Nëse po përdor Outline në Windows, herë pas here mund të ndeshësh një gabim të papritur. Në shumicën e rasteve, përshtatësi (drejtuesi) TAP i Outline duhet të fshihet dhe Outline duhet të instalohet përsëri.
Hapat mund të variojnë bazuar në versionin e sistemit operativ të Windows, por më poshtë janë hapat e përgjithshëm se si ta çinstalosh përshtatësin TAP dhe Outline Manager dhe më pas të instalosh përsëri Outline Manager.
- Çinstalo përshtatësin TAP për Outline Manager
- Shko te "Menaxherët e pajisjes" dhe më pas te "Përshtatësit e rrjetit"
- Gjej skedarin TAP-Windows Adapter V9 ose përshtatësin TAP të lidhur me Outline
- Çinstaloje ose fshije këtë përshtatës. Ki parasysh se kjo gjë mund të ketë ndikim në aplikacionet e tjera të rrjetit VPN që ke instaluar.
- Çinstalo Outline Manager
- Shko te "Programet dhe veçoritë" dhe më pas te "Çinstalo programin"
- Gjej aplikacionin Outline Manager dhe çinstalo Outline Manager
- Shkarko versionin më të fundit të Outline Manager dhe instaloje përsëri në pajisjen tënde me Windows. Instalimi i ri do të instalojë automatikisht një përshtatës të ri TAP.
Nëse ke akoma probleme, kontakto me ekipin e mbështetjes.