Skip to main content

Menaxho qasjen te një serveri të Outline (me çelësa qasjeje)

Pasi të kesh përfunduar instalimin e serverit tënd të Outline, tani mund të fillosh të ndash dhe të menaxhosh qasjen e të tjerëve në të. Personat që marrin një ftesë nga ti do të mund të shkarkojnë aplikacionin Outline për ta përdorur Outline për mbrojtjen e trafikut të tyre të internetit.

Ndaj qasjen në serverin tënd të Outline

Pasi të kesh përfunduar instalimin e një serveri të Outline, do të drejtohesh te faqja e detajeve të serverit në Outline Manager, ku mund të krijosh çelësat e qasjes. Mëso më shumë për çelësat e qasjes.

  • Krijo çelësat: Kliko tek ikona e vogël "+" në fund të faqes për të krijuar çelësa të rinj.
  • Ndaj çelësat: Në të djathtë të çdo çelësi është një ikonë e ndarjes ku mund të klikosh për të marrë një ftesë. Kopjoje dhe ngjite këtë ftesë në sistemin e mesazheve të zgjedhur nga ti.

Kërkesë për veçori: Ndarja e qasjes nga brenda aplikacionit Outline Manager

Shumë administratorë serverësh na kërkojnë ta lehtësojmë procesin e ftesave duke u dhënë atyre opsionin për të futur adresën e email-it të një personi drejtpërdrejt tek Outline Manager.

Fatkeqësisht, nuk ka shumë mundësi që ta ndërtojmë këtë funksionalitet në Outline Manager. Një nga parimet tona thelbësore është të mbështesim privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve tanë, që do të thotë se nuk kemi projektuar ndonjë vend për të futur adresa email-i ose informacione kontakti.

Kjo është arsyeja pse u kërkojmë administratorëve të serverëve të përdorin një platformë të sigurt të mesazheve, si p.sh. një email ose bisedën e sigurt, për t'i dërguar ftesën përdoruesit fundor.

Si është përvoja e përdoruesit pasi ti ndan një çelës qasjeje me të

  1. Përdoruesi do të klikojë te lidhja e instalimit nga pajisja e vet
  2. Atij do t'i kërkohet të instalojë aplikacionin Outline nëse nuk e ka tashmë
  3. Ai do të krijojë një lidhje fillestare me serverin tënd të Outline nëpërmjet çelësit unik të integruar te ftesa
  4. Tani ai mund të përdorë butonin e lidhjes/shkëputjes për të menaxhuar qasjen e vet në internet nëpërmjet serverit tënd të Outline

Hiq qasjen në serverin tënd të Outline

Nga faqja e detajeve të serverit në Outline Manager, në të djathtë të çdo çelësi në server, do të shikosh një meny me një opsion për fshirjen e një çelësi. Fshirja e një çelësi e heq qasjen e tij në serverin tënd.