Skip to main content

Si të dërgosh komente ose sugjerime

Faleminderit që ndihmon për përmirësimin e Outline! Ka disa mënyra për të na dërguar komente, në mënyrë anonime ose me anë të email-it tënd nëse kërkon një përgjigje:

  • Për zhvilluesit: Outline është një softuer me burim të hapur dhe ne e strehojmë të gjithë kodin në GitHub. Mund t'i ndash idetë e tua në GitHub ose në komunitetin tonë të Reddit.
  • Për përdoruesit: Mund të na dërgosh komente nëpërmjet aplikacioneve Outline ose Outline Manager. Na trego se me çfarë kanë lidhje komentet e tua dhe, si opsion, na lër një adresë email-i që të mund të të shkruajmë për këtë. Ne gjithashtu mbledhim disa të dhëna meta në lidhje me mjedisin tënd, në mënyrë që të mund të të ndihmojmë për zgjidhjen e problemeve, si p.sh. për shfletuesin, sistemin operativ dhe se në cilin version të softuerit je ti.
  • Nëpërmjet këtij sajti: Mund të klikosh te lidhja për të kontaktuar me ne kudo ku e shikon atë në këtë sajt.
  • Problemet serioze: Nëse dëshiron të raportosh një problem serioz të sigurisë, do ta vlerësonim nëse do të na dërgoje një email me detajet në adresën security@getoutline.org.

Faleminderit edhe një herë që gjete kohën të ndaje mendimet e tua me ne.