Si të caktoj një kufi të të dhënave për çelësat e qasjes?
Mund të caktosh një kufi për të dhënat që do të zbatohet për të gjithë çelësat e qasjes. Për të caktuar një kufi, hap Outline Manager dhe navigo te "Cilësimet". Aty do të shikosh një çelës "Kufijtë e të dhënave" që, kur aktivizohet, të lejon të caktosh një kufi.

Pasi të caktosh një kufi, mund të shikosh se sa afër kufirit është çdo përdorues duke shkuar te faqja e çelësave të qasjes, ku një grafik me kolona tregon përdorimin e të dhënave gjatë 30 ditëve të fundit.

Përveç mundësisë për të caktuar një kufi për të gjithë çelësat e tu të qasjes, mund t'i caktosh çdo çelësi kufirin e tij të të dhënave. Ky cilësim do të zëvendësojë çdo kufi të parazgjedhur të të dhënave që ke caktuar, por nëse nuk ke caktuar një kufi të parazgjedhur të të dhënave, mund të caktosh përsëri një kufi të të dhënave për çdo çelës.
Për të caktuar kufirin e transferimit të të dhënave për një çelës, hap Outline Manager, navigo te skeda "Lidhjet" që përfshin çelësin që dëshiron të caktosh dhe kliko te menyja në anën e djathtë të rreshtit të çelësave. Nga aty, kliko te "Kufiri i të dhënave". Për të ndryshuar kufirin e të dhënave te "Çelësi im i qasjes", kliko tek ikona e "Kufijve të të dhënave" .

Zgjidh "Cakto një kufi të personalizuar të të dhënave". Pasi ta kesh zgjedhur këtë kuti zgjedhjeje, do të shfaqet një fushë ku mund të caktosh një kufi të personalizuar të të dhënave për atë çelës. Kliko te butoni "RUAJ" kur të mbarosh për ta ruajtur kufirin e të dhënave.

Pasi ta kesh ruajtur kufirin e transferimit të të dhënave për çelësin e zgjedhur, kufiri do të shfaqet në ekranin kryesor bashkë me përdorimin e të dhënave (gjatë 30 ditëve të fundit) për çdo çelës.
Për ta hequr kufirin e të dhënave nga një çelës qasjeje, navigo te dialogu "Kufiri i të dhënave" për çelësin si më parë, anulo zgjedhjen e kutisë me etiketën "Cakto një kufi të personalizuar të të dhënave" dhe kliko te butoni "RUAJ".

Pyetjet e shpeshta për "Kufijtë e të dhënave"
Çfarë është një kufi gradual 30-ditor?
Një kufi gradual 30-ditor i të dhënave do të përllogarisë përdorimin për çdo çelës gjatë 30-ditëve të fundit dhe do ta mbajë përdorimin e çelësit për atë periudhë nën kufirin përkatës. Efekti i kësaj është që çelësi nuk mund ta kalojë kufirin gjatë një periudhe 30-ditore, duke përfshirë muajt kalendarikë me 30 ditë ose më pak. Në fakt, kjo do të thotë që të dhënat e disponueshme të çdo përdoruesi do të rriten çdo ditë me sasinë që ka përdorur 31 ditë më parë.
Pse Outline përdor kufij gradualë?
Kufijtë gradualë ofrojnë garanci gjatë çdo periudhe 30-ditore, që do të thotë se janë më të thjeshtë për t'u konfiguruar sesa një kufi periodik (si p.sh. një ditë e personalizueshme e muajit), ndërkohë që ofrojnë garanci të ngjashme. Ata përputhen po ashtu me paraqitjen ekzistuese të përdorimit të të dhënave të Outline, si dhe me veglat e përgjithshme si shërbimet e analitikës dhe statistikat e serverit.
Çfarë të dhënash llogariten si kufi i të dhënave?
Në këtë sasi përfshihet dalja e çdo çelësi të qasjes nga serveri. Në fakt, kjo nënkupton të dhënat e dërguara jashtë serverit, si dhe përsëri te klienti, në lidhje me çelësin. Praktikisht, kjo duhet të përputhet shumë me trafikun e dërguar nga çelësi te serveri dhe anasjelltas, kështu që shpresojmë se do të përputhet me sasitë e përdoruesve të tu. Ne zgjodhëm daljen pasi kjo është ajo për të cilën faturojnë ofruesit e shërbimit të resë kompjuterike që studiuam ne.
A do të njoftohen përdoruesit nëse e kalojnë kufirin e të dhënave?
Për momentin, jo. Shumë ofrues të shërbimit të resë kompjuterike përfshijnë një kufi si p.sh. 1 TB për të gjithë muajin, i cili mund të mbështesë 10 përdorues me 100 GB ose 100 përdorues me 10 GB. Këta janë numra mjaft të mëdhenj dhe nuk presim që do t'i arrijnë shumë përdorues. Ne shpresojmë që përdoruesit do të kontaktojnë me menaxherët e serverëve kur të arrijnë kufirin. Sidoqoftë, do ta vlerësonim opinionin tënd se si mund të ndihmojnë njoftimet për rastin tënd të përdorimit dhe mund të na kontaktosh këtu.
A do të njoftohen përdoruesit nëse i afrohen kufirit të të dhënave?
Sasia e të dhënave të reja që do të marrë një përdorues që i afrohet kufirit të vet do të variojë nga dita në ditë, pasi ajo bazohet në përdorimin e tij 30 ditë më parë. Ne mendojmë se një paralajmërim ka më shumë mundësi që t'i ngatërrojë përdoruesit sesa t'i ndihmojë ata. Ne i vlerësojmë komentet e tua për këtë situatë këtu.
Mund ta rivendos përdorimin e të dhënave për një përdorues?
Jo, kufiri i një përdoruesi përfshin gjithmonë përdorimin e të dhënave të 30 ditëve të kaluara. Megjithatë, mund ta rritësh kufirin e të dhënave për çelësin e tij ose mund të krijosh një çelës të ri për të.
Pse disa nga përdoruesit e mi humbën qasjen sapo aktivizova kufijtë e të dhënave?
Kufijtë e të dhënave bazohen në transferimin e të dhënave të përdoruesve në 30 ditët e mëparshme, gjë që regjistrohet pavarësisht nëse janë aktivizuar apo jo kufijtë e të dhënave. Ka mundësi që përdoruesit në fjalë ta kenë kaluar tashmë kufirin para se ai të caktohej. Ki parasysh po ashtu se zbatohen të gjithë kufijtë e të dhënave, edhe kur ndryshohet kufiri i të dhënave vetëm për një çelës.
Mund të caktoj një kufi për të gjithë serverin, si p.sh. “1 TB për 30 ditë”?
Për momentin, jo. Ne dëshirojmë shumë të mësojmë më shumë për rastin tënd të përdorimit këtu.
Nëse ka një kufi të parazgjedhur të të dhënave dhe një kufi të të dhënave për një çelës specifik, cili do të zbatohet?
Kufiri i të dhënave i çelësit specifik do të zëvendësojë çdo kufi të parazgjedhur të të dhënave që ke caktuar (nëse ka).
Mund të caktoj një kufi të të dhënave për një çelës specifik pa pasur një kufi të parazgjedhur të të dhënave?
Po. Nuk ka nevojë të kesh caktuar një kufi të parazgjedhur për të caktuar një kufi të të dhënave për një çelës. Për shembull, mund të caktosh një kufi për një çelës që mendon se mund të ndahet gjerësisht për t'u mbrojtur nga transferimi i tepërt i të dhënave nëpërmjet atij çelësi.