Skip to main content

Si ta fshij serverin tim të Outline?

Për shumicën e ofruesve të shërbimit të resë kompjuterike, është shumë e lehtë të heqësh pajisjen specifike virtuale që ti po përdor.

Nëse po përdor DigitalOcean si ofrues të shërbimit të resë kompjuterike, mund ta fshish pajisjen virtuale ekzistuese duke klikuar te butoni i ingranazhit dhe duke zgjedhur "Shkatërro serverin". Menjëherë pas kësaj, do të të kërkohet të krijosh një pajisje të re virtuale në një vendndodhje sipas dëshirës sate.

Nëse e heq një server të Outline, ai do të fshihet përgjithmonë dhe çelësat e tij të qasjes nuk do të funksionojnë më. Nëse nuk dëshiron që njerëzit të kenë ndërprerje në qasjen e tyre nëpërmjet Outline, do të duhet të konfigurosh një server të ri të Outline dhe të ndash qasjen në të para fshirjes së serverit të vjetër.