Skip to main content

Si të rivendos ID-në time të serverit?

ID-ja e serverit është një ID nga ana e serverit që krijohet në mënyrë rastësore kur ti krijon një server të Outline. Atë mund ta gjesh kur zgjedh ndarjen e metrikës anonime në ndërfaqen e "Cilësimeve". Mund ta gjesh ID-në e serverit nga: Cilësimet => lëviz në fund => zgjidh "Ndaj metrikën anonime".

ID-ja e serverit lidh së bashku statistikat anonime të përdorimit që raportohen në kohë të ndryshme. Nëse dëshiron ta rivendosësh ID-në e serverit dhe të marrësh një ID të re, do të duhet ta zëvendësosh serverin tënd ekzistues të Outline me një server të ri.

Nëse po përdor DigitalOcean si ofrues të resë kompjuterike, mund ta rivendosësh serverin duke shkuar te "Cilësimet" dhe duke zgjedhur "Shkatërro serverin". Ky veprim nuk mund të zhbëhet dhe do t'i spastrojë kredencialet e tua. Menjëherë pas këtij veprimi, do të të kërkohet të krijosh një server të ri në një vendndodhje sipas dëshirës sate dhe do të gjenerohet një ID e re serveri.