Pyetjet e shpeshta për konfigurimin e serverit të Outline
A mund ta përdor Outline pa një server?
Fatkeqësisht, jo. Softueri i Outline kërkon qasje në një server, pavarësisht nëse menaxhohet nga ti, organizata jote apo një palë e tretë e besuar.
Sa kohë duhet për të konfiguruar një server të Outline?
Në shumicën e rasteve, më pak se 5 minuta. Mund ta instalosh Outline në çdo server të resë kompjuterike, por ne kemi bashkëpunuar me DigitalOcean për të ofruar një përvojë me udhëzime dhe më të përshtatshme për përdoruesin për sa i përket instalimit, ku mund ta konfigurosh serverin tënd me vetëm disa klikime, pa pasur nevojë për skripte.
Nëse zgjedh AWS, GCP ose një konfigurim të përparuar, ne e kemi thjeshtuar procesin e instalimit të serverit me një skript të vetëm që mund të menaxhojë shumicën e mjediseve.
Ku mund ta konfiguroj një server të Outline?
Mund të konfigurosh një server të Outline në shumicën e ofruesve të shërbimit të resë kompjuterike, pavarësisht se ku funksionojnë.
Opsioni më i lehtë është ta konfigurosh në DigitalOcean, pasi ata kanë serverë në shumë vendndodhje, si p.sh. Amsterdam, Toronto, San-Francisko dhe Singapor. Nëse preferon ta instalosh në një ofrues tjetër të shërbimit të resë kompjuterike ose në infrastrukturën tënde, mund të zgjedhësh "Modalitetin e përparuar" në aplikacionin Outline Manager dhe të ndjekësh udhëzimet për instalimin duke përdorur një skript konfigurimi.
Ku duhet ta konfiguroj serverin tim të Outline?
- Ka disa gjëra që duhet t'i kesh parasysh kur zgjedh një vendndodhje për serverin tënd të Outline:
- Vendndodhja e serverit të Outline ka ndikim në përvojën e përdoruesve me internetin. Për shembull, nëse serveri ndodhet në Amsterdam, përdoruesi që ka qasje në këtë server do të ketë një përvojë me internetin si të ndodhej fizikisht në Holandë. Disa sajte uebi mund të shfaqen edhe në holandisht. Zakonisht, mund ta ndërrosh gjuhën lokale duke përdorur zgjedhësin e gjuhës në sajtin e uebit.
- Distanca mes përdoruesve të tu dhe serverit të Outline mund të ketë ndikim në shpejtësitë e tua. Në përgjithësi, distanca fizike mes përdoruesve të Outline dhe serverit mund të ketë ndikim në shpejtësitë e internetit për përdoruesit. Në shumicën e rasteve, mund të zgjedhësh një vendndodhje serveri më afër vendit ku pritet të jenë përdoruesit e tu, por mund të kontrollosh në https://www.submarinecablemap.com/Submarine Cable Map për të parë se cilat kabllo interneti lidhen me shtetin ose rajonin tënd.
- Vendi ku ndodhet serveri yt i rrjetit VPN mund të ketë ndikim në kuadrin ligjor. Ki parasysh se softueri i Outline nuk e regjistron trafikun tënd. Mëso më shumë në lidhje me sigurinë dhe privatësinë gjatë përdorimit të Outline.