Skip to main content

Si të konfigurosh disa serverë të Outline

Për të konfiguruar serverë shtesë të Outline, kliko tek ikona “+” në panelin e navigimit në anën e majtë të aplikacionit Outline Manager. Udhëzimet për shtimin e një serveri të ri janë të njëjta si për instalimin e serverit të parë.

  • Ne nuk kemi një kufi për numrin e serverëve të Outline që mund të krijosh.
  • Për çdo server të Outline që krijon, do të të duhet një pajisje përkatëse virtuale.
  • Krijimi i pajisjeve ose pikëzave shtesë mund të rritë tarifat e tua me ofruesin e shërbimit të resë kompjuterike. Kontrollo paketën e çmimeve me ofruesin tënd të shërbimit të resë kompjuterike për t'u siguruar që e di se çfarë të presësh.

Krijimi i një serveri shtesë të Outline në DigitalOcean

Pas klikimit tek ikona + dhe zgjedhjes për të instaluar në DigitalOcean, do të ndjekësh të njëjtat udhëzime siç ke vepruar për konfigurimin e serverit të parë. Po ashtu, duke qenë se Outline Manager integrohet me DigitalOcean, ne mund ta krijojmë pikëzën për ty pa qenë e nevojshme të largohesh nga aplikacioni Outline Manager.

Ki parasysh se Outline Manager mund të mbështesë vetëm një llogari të DigitalOcean në të njëjtën kohë. Nëse dëshiron të shtosh ose të krijosh serverë të tjerë të Outline nga llogaritë e tjera të DigitalOcean, mund t'i shtosh ata si konfigurim i përparuar.

Krijimi i një serveri shtesë të Outline në GCP, AWS ose në një ofrues tjetër të shërbimit të resë kompjuterike

Fillo duke krijuar një pajisje të re virtuale me ofruesin tënd të zgjedhur të shërbimit të resë kompjuterike. Më pas hap Outline Manager dhe përfundo udhëzimet për instalimin e përparuar, ashtu si mund të kesh vepruar herën e parë.