Pajisja jote po lidhet me një server të Outline
Pajisja jote po lidhet me një server të Outline
Për ta lidhur pajisjen tënde me një server të Outline, një administrator sistemi duhet të të dërgojë një ftesë për t'u lidhur me serverin e tij me një çelës unik qasjeje. Kjo ftesë:
- Do të të kërkojë të shkarkosh dhe të instalosh Outline në pajisjen tënde nëse nuk e ke tashmë atë
- Do të përdorë çelësin e qasjes për të krijuar një lidhje të sigurt mes teje dhe serverit të Outline
Pasi ta kesh realizuar lidhjen tënde me serverin, mund të klikosh te "lidh" ose "shkëput" për të përdorur Outline.
E rëndësishme: Outline nuk funksionon pa një çelës qasjeje dhe një server të Outline. Shkarkimi dhe instalimi i aplikacionit Outline pa një çelës nuk do ta mbrojë trafikun tënd të internetit.