Instalimi i klientit të Outline në Linux
Duke filluar me versionin 1.15 të klientit të Outline, të gjitha versionet e ardhshme do të publikohen si paketa Debian për sistemet operative Linux. Rishiko kërkesat tona minimale të sistemit për më shumë informacione se cilat sisteme operative mbështesim ne.
Instalo klientin e Outline për shpërndarjet e Linux bazuar në Debian (rekomandohet)
Ekzekuto komandat e mëposhtme:
- Instalo çelësin e depos të Outline dhe shto depon.
wget -qO- https://us-apt.pkg.dev/doc/repo-signing-key.gpg | sudo gpg --dearmor -o /etc/apt/trusted.gpg.d/gcloud-artifact-registry-us.gpg
echo "deb [arch=amd64] https://us-apt.pkg.dev/projects/jigsaw-outline-apps outline-client main" | sudo tee /etc/apt/sources.list.d/outline-client.list - Përditëso listën e paketës së përparuar dhe instalo versionin më të fundit të klientit të Outline.
sudo apt update
sudo apt install outline-client
Për të kontrolluar ose instaluar përditësimet në të ardhmen, ekzekuto përsëri komandat në hapin 2. Ki parasysh se përditësimi automatik në aplikacion është çaktivizuar për klientin e Outline në Linux, duke filluar nga versioni 1.15.
Për të çinstaluar klientin e Outline, ekzekuto komandën e mëposhtme:
sudo apt purge outline-client
Opsioni alternativ
- Shkarko paketën më të fundit Debian të klientit të Outline nga https://s3.amazonaws.com/outline-releases/client/linux/stable/outline-client_amd64.deb
- Ekzekuto komandat e mëposhtme në rreshtin e komandës për të instaluar paketën
wget -O ./outline-client.deb https://s3.amazonaws.com/outline-releases/client/linux/stable/outline-client_amd64.deb
sudo apt install ./outline-client.deb - Kontrollo manualisht për përditësime pasi përditësimi automatik në aplikacion është çaktivizuar për klientin e Outline në Linux, duke filluar nga versioni 1.15.
- Për të çinstaluar klientin e Outline, ekzekuto komandën e mëposhtme në rreshtin e komandës:
sudo apt purge outline-client